Gripi është një sëmundje ngjitëse e rrugëve të frymëmarrjes e cila mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore me shtrime në spital, e ndonjëherë deri në vdekje.

Instituti i Shëndetit Publik informon se në rrethin e Tiranës prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rënie në javën e gjashtë të vitit 2020.

“Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute res-piratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën e gjashtë të vitit 2020.  Sipas Buletinit Javor në javën e gjashtë të vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 7% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, -thuhet në njoftimin zyrtar të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik ka ftuar të gjithë qytetarët të kujdesen për higjienën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit.

LEAVE A REPLY