Vendimi nr. 03, datë 24.01.2020 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
- Organizimi i Institucionit: Publik
- Lloji i Institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të Institucionit:
- Fakulteti i Shkencave Shoqërore
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Fakulteti i Shkencave të Edukimit
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Instituti i Studimeve Albanologjike
- Instituti i Studimit të Ujërave të Rajonit të Shkodrës
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 150, datë 18.04.1957
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 21.09.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e komunikimit mes strukturave të Universitetit;
- Mungesa e autonomisë financiare në nivel Departamenti;
- iii. Mospërmbushja e kriterit për mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf akademik efektiv në masën të paktën 70 % në disa prej programeve të psikologjisë të ciklit të parë Bachelor;
- Mosevidentimi i procedurave të alokimit të buxhetit për kërkimin shkencor;
- Mospërmbushja e kritereve të duhura teknike për zhvillimin e punës në disa nga ambjentet e stafit.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me kohëzgjatjen prej 4 (katër)
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 23/01/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
Bashkangjitur vendimi i Bordit të Akreditimit:
https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-24-janar-2020