GjK/Këshilltari i Presidentit Meta bën publike provat e reja për shkelje ligjore të mazhorancës

0
600

 

Ashtu siç edhe u paralajmërua, Presidenca ka bërë sot publike provat e reja sipas saj të shkeljeve që ka shoqëruar procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që ka shkaktuar dhe përplasjen mes Metës dhe maxhorancës.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur që provat e reja të cënimit të Kushtetutës nga kryetari i KED, Ardian Dvorani dhe jo vetëm sipas tij, t’ja lërë këshilltarit ligjor të tij, Bledar Dervishi. Ky i fundit në një dalje para mediave shpalosi edhe disa nga shkeljet që u shoqërua ky proces, ndërkohë që presidenti Meta u ul mes gazetarëve teksa Dervishi renditi disa nga provat e reja.

Sipas Dervishit ndonëse u kërkua zbatimi i radhës për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, kjo procedurë nuk u ndoq.

“Do bëj një përmbledhje të shkeljeve. Në 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e kandidatëve për 4 vendet vakante. Merr disa vendime, ndërmjet tyre dhe një vendim siç është pika dy. Në faqen e Gjykatës së Lartë ka një seksion për këshillin.
Prova e dytë; në 22 shtator, në faqen e Gjykatës së Lartë publikohen 4 vendimet e KED, për 4 vakancat. Këshilli vendosi miratimin e raportit dhe listën e kandidatëve për vakancën e shpallur nga presidenti-nga Kuvendi-nga presidenti-Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta dhe ligji. President-Kuvend, Gjykatë e Lartë. Në datën 15 tetor presidenti i Republikës, pasi mori informacion nga Kuvendi, emëroi listat. Presidenti i kërkoi Kuvendit që të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë, e me radhë. Duke parë se Kuvendi kishte vendosur që ta shtynte afatin, që sipas Dvoranit do të kapërcente këtë afat. Presidenti ndërmori një akt administrativ dhe ja drejton kuvendit kryetarit Ruçi, avokates Ballanca, dhe tek kryetari Dvorani. Në këtë shkresë paraprake kërkonte rregullimin e situatës. Presidenti mbështetur në normat kushtetuese, ka vendosur të pezullojë procesin administrativ të listës dhe praktikës së plotësimit të vakancave, deri në zgjidhje të gjyqtarit të 2-të. Presidenti i kërkoi KED plotësimin e dokumenteve.”, tha Dervishi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here