Monday, April 15, 2024
Home Kronika Prokuroria konfirmon: E dinim që kamioni me 1.3 tonë kokainë kaloi nga...

Prokuroria konfirmon: E dinim që kamioni me 1.3 tonë kokainë kaloi nga Shkodra

0
808

Pas kapjes së 1.3 ton kokainë në Maqedoni, Prokuroria shqiptare konfirmoi se ka qenë në dijeni të kalimit të kamionit në territorin shqiptar.

Burime të prokurorisë për ‘Ora News’ thane se ” SPAK ka qenë në dijeni dhe pjesë e hetimit”

“Ngarkesa kaloi tranzit në Shqiperi, nuk ka lidhje me vendin tonë. Kalimi i kontrolluar i ngarkesës me kokainë ishte pjesë e hetimit për të zbardhur rrjetin e trafikut” informojne keta burime duke shtuar se prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për hetimin e kokainës

Sipas grupit te hetimit, kamioni me kokainë ka hyrë në Shkodër nga Mali i Zi dhe ka dalë në Pogradec drejt Maqedonisë së Veriut. Sipas prokurorisë, destinacioni i drogës ka qenë në Maqedoni dhe se  nuk ka shqiptarë të implikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here