Do qeshni me lot / Fatmir Bashli ne protesten e opozites: Gazi, uji, policia dhe gruja

0
3045

Shkodrani Fatmir Bashli, i njohur per humorin e tij fantastik,  eshte rikthyer serish tek politika ku permes sarkazmes na ka treguar “perjetimin” e tij ne nje nga  protestat e opozites kunder qeverise . Permes dozave te tij te humorit, ai ironizon edhe perplasjet me policine:

“E kam pa shkru dikur,, asht pak e gjat por tham se ka me ju pelqy,,,,,,,Edhe un kam pas shku njiher n’miting. Doli ajo makina qe l’shon ujë e ndër 2 mijë vetë m’gjeti mu e t’ma lëshoj presionin. Njiherë mendova se më ra ndonji kjosk pa leje fytyrës, po mbasandej u kujtova se sa kisha pi nji redbull e thash ky perimend t’ban me fluturu.

Ju afrova mbasandej nji policit per me i than se jam Fatmiri, ai i fejsbukut. E ai nxori nji spraj prej xhepit e thashë kushedi se tan ajo rrugë e do të vijn era djersë e don me më ly, me m’ardh era e mir, se ka edhe polic të mirë sa t’dush.

Kur po t’ma fut syve nja dy herë. Oh Zot, o Zot! Më doli e shkrume “bateria scarica”. M’erdhen disa thirrje t’humbuna qysh në dymij e dyshin. Aq fort më merrte teshmja saqë m’delshin këpuct prej kamet kur isha n’rrug.

Shkova fill n’spital, po mbrrritme vonë në Shkoder e kishte fjet doktori. Po na e çoj ajo infermjerja, baft hajr. I tha: çou doktor se ka ardh nji i dehun. E paska rrah e shoqja më duket se qenka gërbul tuj qa. I qenkan ba syt gjak.

Dy javë, mos bafshin hajr, më lanë n’spital se dola i ftofun n’krah t’djatht, se njaty m’lagen ma fort, se jam i djathtë. Kaq fort t’kan lagë tha doktori, sa t’ka xan edhe gjuni ujë.

Tash edhe kur i shoh n’televizor shkoj e vizitohem, mos kam hanger ndonji shkop kund e nuk m’kujtohet. ”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here