Ngrohja me gaz në shkollat e Shkodrës, Osja: Bashkia të marrë masa menjëhere për zëvëndësim….

0
812

Drejtoresha e Zyres Arsimore Shkoder, Blediana Osja ishte e ftuar ne emisionin “Perspektive” ne Tv1 Channel e cila foli per arsimin ne teresi, por edhe per nje nga çeshtjet me problematike siç eshte ajo e ngrohjes me gaz ne shkolla.

Blediana Osja: Ngrohja e shkollave gjate dimrit eshte bere nje çeshtje e domosdoshme dhe duhet te marrim masa qe te funksionoje sa me mire dhe njehere e pergjithmone ngrohja me gaz te eleminohet totalisht nga shkolla. Kur iniciativat merren, duhet te kene edhe nje rezultat te pritshem shume te mire. Problemi eshte qe nder shkollat me te medhaja te qytetit te Shkodres ende vazhdon ngrohja me gaz.

Koha u tregua dashamirese kete vit me ne duke qene se temperaturat nuk ishin disa grade nen zero, por duhet ne menyre te menjehershme te merren masa qe te behen te gjithe faktoret bashke per ndalimin dhe zevendesimin e ngrohjes se gazit ne shkolla.

Duhet bere nje nderhyrje teresore, veçanerisht ne shkollat qe ka nje numer te konsiderueshem nxenesish dhe qe e kane vetem me gaz ngrohjen, sepse ka disa shkolla qe e kane edhe te alternuar me dru, me kaldaje dhe gaz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here