Monday, April 22, 2024
Home Kronika Greqi, shqiptari sulmohet me thikë brenda autobusit

Greqi, shqiptari sulmohet me thikë brenda autobusit

0
647

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Dionysus në Athinë.

Siç raportojnë mediat helene, shqiptari ishte në autobus në momentin kur u sulmua nga persona ende të panjohur.  Ndërsa autorët duket si kishim objektiv shqiptarin, pasi as shoferi dhe as pasagjerët e tjerë nuk u lënduan.

Ata u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa shqiptari u dërgua në spital, pasi ka marrë plagë në krah dhe këmbë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here