Sunday, April 14, 2024
Home Aktualitet Incidenti në “Air Albania”, Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të ndalohen përgjithnjë të...

Incidenti në “Air Albania”, Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiume

0
985

Kryeministri Rama ka dënuar incidentin që ndodhi ditën e shtunë në “Air Albania”, ku disa persona u futën në stadium duke shmangur kontrollin elektronik.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se persona të tillë duhet të ndalohet që të futen në stadiumet në tona.

Rama: Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport.

Incidenti u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”.

Edhe pse pretendohej se siguria është maksimale, një grup tifozësh kanë anashkaluar kontrollin elektronik duke kaluar sipër strukturës metalike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here