Monday, April 15, 2024
Home Politikë Minishengeni, Rama: Kemi dakordësinë e Brukselit, Kosova nuk duhet ti thotë jo

Minishengeni, Rama: Kemi dakordësinë e Brukselit, Kosova nuk duhet ti thotë jo

0
708

Kryeministri Edi Rama në konferencën për integrimin e Ballkanit Perëndimor ka folur edhe për minishengenin ballkanik.

Nisur nga fakti që Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj nisme, kreu i qeverisë ka deklaruar se “ti thuash jo, do të thotë ti thuash jo historisë së ardhmes”.

Për minishengenin, Rama tha se kanë pasur edhe dakordësinë e Brukselit.

Edi Rama: Nëse do ta bësh lirinë e njerëzve dhe mallrave mund ta bësh me tre vende, mund ta bësh me tre vende. Nuk do ta bësh me të gjitha vendet, mos e bej, por duhet të jesh pjesë e nismës, për të pranuar parimet dhe për ti lënë të tjerët t ëbëjnë atë që duan të bëjnë.

Në momentin që një vend largohet i vetëm nga kjo nismë dhe pa as një marrëveshje, sigurisht që në Ballkan ka një mundësi të thuhet që po bëjnë këtë vend të madh apo atë vend të madh. Natyrisht nëse themi që do të hapim kufirin me Kosovën dhe do të kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve nuk është ndoshta Beogradi që do të hidhet poshtë, është Uashingtoni, është Bruskeli që thonë, jo, në asnjë mënyrë.

Në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge në tetor patëm disa sinjale nga Bruskeli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër nëse se rezultati do të ishte negativ. Saktësisht për të mos marrë në konsideratë këtë hapjen e kufirit. Pse?  Sepse nuk mund ta bësh nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve për të lëvizur në bazë të të njëjtit parim. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë.

Kjo është për të cilën kemi rënë dakord me Serbinë. Serbia nuk duhet të dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht dhe asnjë paragjykim për mënyrën si vendet apo shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme.

Ti thuash jo kësaj është ti thuash jo historisë së ardhmes dhe jam e sigurt, që kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve.

Herët a vonë do të jemi të gjithë bashkë, pjesë e saj sepse  nuk mund të vazhdojmë të kundërshtojmë gjëra që janë kaq të qarta.

Sigurisht nuk është e thënë të biesh dakord në gjithçka. Qëndrimi ynë karshi Serbisë për Kosovën është i qartë nuk ndryshon, por duke bërë atë që përpiqemi të bëjmë krijojmë më shumë mundësi të krijojmë  një dialog më të qëndrueshëm, jo më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here