”Kur t’met dopjogjashta” keshtu u titulluan karnavalet 2020 te cilat shoqeruar per disa dite qytetin e Shkodres me nje atmosfere festive per ti permbyllur me pas me djegien e dordolecit ne qendren e qytetit. Per te na njohur sesi u organizuan kete vit cilat, kane qene te vecantat dhe specifika e tyre ishin te ftuar ne studion e emisionit ”Pasdite ne Tv1” drejtuesi dhe regjisori i karnavaleve Gjon Stefa si dhe skenaristi i Qazim Cela.

Gjon Stefa: E menduam ti titulllojme keshtu karnavalet e ketij viti pasi zakonisht termi ”kur t’met dopjogjashta” eshte kur te mbete nje gje e keqe ne dore ose kur dicka nuk shkon mbare. Realisht qyteti i jone po e vuan kete gje duke nisur qe nga drejtimi i saj bashkiak dhe kryetarja. Ajo jo se nuk po e ben punen e saj si kryetare sic duhet por per vete faktin qe i ka ngele ne dore nje pushtet i tille dhe kundra pesha e keshillit bashkiak i cili eshte ne krah te kundert me ate qe perfaqeson politikisht vete kryetarja.Po ashtu dopjo gjashta na ka ngelur edhe ne qe organizojme karnavalet pasi fondet qe marrim nga bashkia jane shume te pakta saqe vetem pasioni dhe dashuria per kete festival na shtyjne qe te bejme cmos dhe te mos humbim traditen por te organziojme festivalin.Karnavalet ne Shkoder kane tipiken e saj  e cila mbeshtet tek kritika dhe tek te metat dhe e prezanton me dy kolonat e saja baze, sic jane bejtat e cila me humorin e saj thumbon cdo te mete dhe te keqe qe ka kaluar gjate gjithe vititi qyteti, eshte edhe ana vizuale, demostartive e  karvanit karnavalesk por qe kete vit dhe vitin qe shkoj nuk mundem ta realizojme per shkak te pamundesise financiare.

Qazim Cela: Gjithmone jemi munduar qe karnavalet te kene nje titull te pergjithshme dhe vete vit vendosem pikerisht kete titull ”kur t’met dopjogjashta” e cila ishte ideja e regjizorit, qe te jete nje titull qe te kete brenda problemet e qytetit dhe nje domethenie.Persa i perket realizimit te skenarit per karnavalet e ketij viti ka nisur qe nga vjeshta tetor-nentor. Te besh skenari e tyre nuk eshte dicka e lehte , pasi Shkodra eshte eshte nje qytet qe e ka ne gen humorin dhe eshte e veshtire, pasi te gjithe jane mjeshtra te humorit, te staires, sarkazmes por qe me ndihmen dhe konsultimin e stafit u morem vesh dhe vendosem mbi tematikat dhe problemet qe do trajtonim, ku e para ishte ajo e  marredhenieve qe ka Shkrodra me festimin e karnavaleve, pastaj marredhenia me politiken, qeverisjen vendore, marredhienet midis brezave, korrupsioni, mjeksia etj.

 

LEAVE A REPLY