Presidenti do ta depozitojë personalisht në SPAK, kallëzimin ndaj Gjonajt

0
509

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.”

Kështu njoftoi para pak minutash, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Në njoftim bie në sy fakti se Ministrja e Drejtësisë cilësohet “në detyrë”, pas thirrjes publike nga Presidenti Ilir Meta që ajo duhej të shkarkohej për falsifikimin e protokollit të Ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here