Dy basketbollistet Pejan, Arti Hajdari dhe Rron Grapci ishin te ftuar mbremjen e kaluar ne studion e “Sport Show” ne Tv1 Channel te cilet folen rreth takimit te sotem Vllaznia – Peja ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ata komentuan konferencen e trjanerit te ekipit te Vllaznise, Darko Vujacic i cili ka deklaruar se ne kete ndeshje  Vllaznia eshte me mire se Peja, duke u bazuar ne paraqitjet pozitive te ekitpit te Vllaznise.

Rron Grapci: U befasova me komentin e trajnerit te Vllaznise, sepse ne dy ndeshje ne kemi fituar kunder Vllaznise, kemi fituar dhe kupen e Kosoves dhe njekohesisht para nje jave jemi perforcuar me dy basketbolliste shume te mire e kualitativ. Prandaj u habita me deklaraten e tij, por e kuptoj se eshte trajner i ekipit kundershtar dhe deshiron qe te motivoje ekipin e Vllaznise per te luajtur sa me mire.

Arti Hajdari: Une mund te flas vetem rreth ekipit te Pejes, qe e dijme se jemi pergatitur shume per kete ndeshje e kemi caktuar si do te luajme dhe si do te jete strategjia kunder Vllaznise. E dime qe Vllaznia e ka ekipin e mire, asnje loje ne Balkan Lige nuk eshte e lehte dhe asnje nuk mund te thuash qe eshte favorit 100%, por shpresojme me dhene me te miren dhe per te deshmuar se pse jemi ne kete pozite.

LEAVE A REPLY