Kroacia konfirmon rastin e parë më koronavirus. Pacienti erdhi nga Italia

0
728

Kroacia ka konfirmuar sot rastin e parë më koronavirus. Kryeministri Andrej Plenković deklaroi se pacienti i parë që ka rezultuar me virus është shtruar në masa të rrepta mjekësore në një klinikë të specializuar.

Ai deklaroi se pacienti ka ardhur nga Italia, qyteti i Milanos.

Plenković tha se pacienti ka qenë në Itali nga datat 19 deri në 21 shkurt, raportojnë mediat kroate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here