Ndonëse dukej e vështirë, pasi përballë ishte Peja, një nga skuadrat më të mira të basketbollit kosovar, e shpallur pak dite me pare fituese e Kupës së Kosoves, Vllaznia ia ka dalë duke e fituar sfiden që ishte e vlefshme për Ligën Ballkanike. Perioda e parë u mbyll me avantazhin e miqve nga Kosova me rezultatin17-19. Perioda e dytë është më e mirë për Vllazninë e cila arrin të rikuperojë në pikëzim, jo vetem duke e barazuar rezultatin, por duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e pjeses së parë 41 me 40. Shpërthimi i kuqebluve vjen në perioden e trete ku në përfundim të saj avantazhi në favor të saj thellohet në shifrat 62 ne 51. Me këtë ritem vijon edhe perioda e katërt dhe tekniku Darko Vujaçiç vendos të hedhë në fushë pesëshëm e dytë. Përfundimi i ndeshjes është i tëri për Vllazninë, e cila e mbyll me një fitore mjaft të merituar në shifrat 78-62.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe një fitore e madhe për ne në këtë moment, pasi synojme fazen e Play Off. Kemi patur edhe ndeshjen e parë me Pejën në janar këtu në Shkodër dhe kemi humbur pikë. Edhe sot në gjysmën e parë të lojës ndodhi e njëjta gjë por më pas në gjysmën e dytë skuadra luajti më mirë dhe nuk bëri të njëjtat gabime dhe arritëm që ta fitojmë këtë takim. Dua që të uroj lojtarët e mi dhe të falenderoj tifozët tanë për mbështetjen që na dhanë dhe do shohim që në çdo ndeshje të arrijmë rezultat pozitiv për të kënaqur tifozët. Ne do të japim gjithçka si në Balkan League ashtu edhe në kampionatin shqiptar. Në kampionat mund të luajmë me të gjithë lojtarët ndërsa në Balkan League vetëm me 5 lojtarë sepse nuk kemi aq shumë basketbollistë dhe duhet që t’i ruajmë edhe për kampionatin. Po kemi ndeshjen me Partizanin dhe është shumë e rëndësishme për ne dhe pas Partizanit kemi Tiranën. Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë sepse Vllaznia është një skuadër më e mirë por nuk duhet t’i nënvlerësojmë kurrsesi këto dy ekipe. Pas këtyre shpresojmë që të marrim rezultate pozitive me Teutën dhe Goga Basket  sepse Goga ka tri fitore më shumë dhe ne do të provojmë që përpara Play Off-it të arrijmë rezultat pozitiv. Ne po luajmë më mirë tashmë se në janar. Tani grupi është i plotë dhe kam besim tek kjo skuadër”.

Ndërkohë, homologu i tij, boshnjaku Aziz Bekir që drejton ekipin e basketbollit të Pejes, tha:

  “Asgjë nuk ishte gabim, rezultoi një ndeshje e pastër. Skuadra jonë mund të japë edhe më shumë se aq. Në pjesën e dytë është e vërtetë që bëmë disa gabime dhe lojtarët nuk dolën në lojën e tyre por na munguan edhe zëvendësimet dhe kjo ndikoi. Kishim dy mungesa të rëndësishme si Berisha dhe Hajrizi që janë të grumbulluar me kombëtaren e Kosovës. Ne nuk i treguam askujt se ata të dy do të mungojnë sepse janë stërvitur dhe më pas janë grumbulluar. Ne nuk duhet që të çajmë për mungesën e tyre por ata janë lojtarë shumë të mirë dhe skuadra nuk mund të japë maksmimumin pa ata. Vllaznia shënoi lehtë pikët edhe për faktin se kishin edhe disa lojtarë të sëmurë që nuk ishin në gjendjen optimale. Shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të luajmë mirë. Natyrshëm që objektivi është të fitojmë Balkan League sepse në basketboll nëse do që të jesh i dyti atëherë ndalo dhe mos luaj fare”.

LEAVE A REPLY