Shkodër, asnjë rast i dyshuar me coronavirus, Bazhdari: Në rast të shfaqjes, pacienti izolohet menjëherë

0
931

 

 

Fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, por masat për të parandaluar çdo rrezik po merren edhe brenda institucioneve shëndetësore. Në repartet e spitalit rajonal Shkoder ka nisur dezinsektimi i mjediseve dhe paralelisht personeli është pajisur me maska mbrojtëse.

Shefja e repartit infektiv Rezarta Bazhdari konfirmon se në qarkun Shkoder nuk ka patur asnjë rast të dyshuar.

Kur një person paraqitet me simptoma të këtij virusi, menjëherë bëhet izolimi i tij në dhomën e posaçme të repartit, e më pas kryhen proçedurat e tjera që parashikon rregullorja standarte e OBSH.

Rastet që janë paraqitur deri më tani në spital janë grip i zakonshëm thonë mjekët, të cilët kanë dhënë këshillat dhe mjekimin përkates për çdo pacient.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here