Vasili: Edi Rama, një turp i vërtetë si kryeministër, më zi se diktatura në raport me Kushtetutën

0
538

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Edi Rama është më keq në sjellje se sa vetë diktatura në raportin e tij me Kushtetutën e Shjqipërisë.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se Rama është një turp i vërtetë si kryeministër.

Reagimi i Petrit Vasilit

Edi Rama më zi edhe se diktatura në raport me Kushtetutën!

Edhe diktatura në kohën e Partisë së Punës ishte më serioze lidhur me Kushtetutën e saj.

Ndryshe nga Edi Rama që e dhunon dhe e ndryshon nga mëngjesi në darkë Kushtetutën dhe kërkon të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese, përkundrazi Partisë së Punës ju deshën tre vjet punë për ta ndryshuar Kushtetutën e saj në vitin 1976.

Ja ç’thoshte kohë më parë Profesor. Ismet Elezi:

“Puna për përgatitjen e Kushtetutës filloi që në vitin ’73, patëm një mbledhje nën drejtimin e Adil Çarçanit në kryeministri dhe u caktua një komision. Ky komision që u krijua, në realitet ishte për një pjesë të kushtetutës, kryesisht për organizimin shtetëror. Të tilla grupe ishin krijuar edhe për sektorë të tjerë.

Në fillim ndryshimet e Kushtetutës u bënë heshtazi deri në ’75. Në 1975 në Kuvendin popullor parashtroi hartimin e një kushtetute të re që të paraqiste etapat e socializmit. Në atë seancë u krijua komisioni. Kjo ishte ana formale e jashtme”.

Krahasoni nga ana formale me Partinë e Punës dhe do të kuptoni se çfarë turpi i vërtetë si kryeministër është Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here