Vrasjet ne familje, ish deputetja e Shkodres, I.Ulqinaku: Jane frymezuar nga Edi Rama. Rama IK

0
713

Ish deputetja Izmira Ulqinaku, ka shkruar nje status ne lidhje me vrasjet ne familje te ndodhura gjate 24 oreve te fundit ne Shqiperi. Sipas saj, keto raste jane te frymezuara nga Kryeministri Rama. Ajo shkruan:

“Nën shembullin e Edi Ramës, burrat keqtrajtojnë gratë e vajzat; dhunohen e vriten dhe askush nuk mban përgjegjësi!

Është Kryeministri, ai që ka dhunuar nënën dhe partneret e veta! Është ai që i ka goditur dhe i ka nxjerrë jashtë banesës, si shkak i psikopatisë së tij!

Po ndeshemi përditë me kronika të zeza lajmesh, ku bashkëshortët vrasin e keqtrajtojnë gratë!
Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj!
Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua!
Në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brënda familjes!
Jemi në dijeni që asnjë vrasje nuk është e paparalajmëruar. Këto gra janë ankuar në institucionet e shtetit dhe në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje; ku në të shumtën e rasteve edhe e kanë patur, por nuk ka funksionuar, sepse organet që duhet ta ekzekutojnë inspirohen nga Edi Rama.

Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to.
Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.

Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!
Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës, i cili po bën të funksionojë sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj burrave, që frymëzohen prej tij, të dhunojnë gratë.”
#ramaik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here