Pragndeshja Vllaznia-Skenderbeu, ndryshon orari i ndeshjes, Kruja kërkon fitoren dhe Europen

0
893

 

Java e 24 e Superliges së futbollit shqiptar starton të premten me derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani dhe vijon me ndeshjet e tjera të ditës së shtunë, mes të cilave është edhe ajo Vllaznia-Skenderbeu. Më heret, ballafaqimi mes kuqebluve vendas dhe korçarëve mysafir ishte planifikuar të luhet në oren 17.00, por informacionet më të fundit bëjnë të ditur se orari i ndeshjes në fjalë është ndryshuar për t’u luajtur në orën 14.00. Në pritje të kësaj ndeshje kuqeblutë vijojnë me shumë seriozitet procesin stervitor, ndërkohë që njëri prej pjesëtarëve të skuadres, mesfushori-sulmues Arsid Kruja shprehet optimist për një rezultat pozitiv ndaj Skenderbeut duke kërkuar vetem fitoren, sepse barazimi në një farë mënyre mund të quhet humbje në shtëpi.

Kruja po kalon një formë të mirë sportive, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e kaluar me Luftëtarin duke furnizuar me topa goli kolegët e tij që shënuan në porten mikë. Edhe ndaj Skenderbeut ai do të bëjë të njëjtën gjë, ku edhe pse dëshirë do të kishte që edhe ai vete të shënonte, më i rëndësishëm është goli i skuadres dhe fitorja.

Një fitore tre pikëshe për Krujen në këtë ndehsje hap shanset për t’u rritur në tabele dhe, pse jo për të kapur një vend mes skuadrave që luajnë në Europë, ashtu siç e pretendon një gjë të tillë edhe në Kupë.

Deri diten e ndeshjes, Vllaznia ka edhe një seance stervitore në dispozicion, atë të së premtes, gjatë të ciles tekniku Mirsad Jonuz do të vendosë edhe për emrat që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here