Arrestohet botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili

0
949

Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me 7 persona të tjerë. Ata janë dërguar fillimisht te Policia e Tiranës, ndërsa më pas Çili është transferuar drejt Gjirokastrës, ku po mbahet në komisariatin e Policisë Vendore të Gjirokastrës.

Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë. Dyshohet se Çili paguante gjyqtarë për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit.

Nga ky operacion, i cili është finalizar në orët e para të mëngjesit mësohet se janë shoqëruar më shumë se 40 persona të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here