Presidenti Ilir Meta ndodhet në një konferencë për median për të publikuar “fakte të reja të grushtit të shtetit”.
Meta i quan “antikushtetues” ndryshimet në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ministrin e Drejtesise “ministri te padrejtesise”
Dhe ndodhet në konferencë për të “demaskuar falsifikime të tjera” te Kuvendit lidhur me kete pr/ligj.
“Komisioni i Ligjeve rezulton se ka përcjellë një informacion të qëllimshëm të gënjeshtërt duke përdorur si mekanizëm mbrojtës përmëndjen ne raport të dy nismave ligjore, ligjin për gjykatën kushtetuese dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, ndërkohë që shqyrtohej vetëm ligji i parë sepse duhej të nxitonin që ti thonoin Venecias që ligjin për të cilën ju ftuam e mbyllëm dje, prandaj kwto ditw bwni turizwm.
Kjo manovër mashtruese dhe e pacipë e këtij sekti kriminal që ka kapur për fyti kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet e shtetit është kryer për të krijuar imazhin se dhe pr/ligji për ndryshimet në ligjin për gjykatën Kushtetuese është koinsultuar duke marrë mendimet e institucioneve të mësipërme.”
Demaskimi- Në raportin e komisionit për cështjet ligjore të datës 6 shkurt kur është votuar ky pr/ligj thuhet se per keto ndryshime kanë mbështetjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shkolla e Magjistraturës e disa institucione të tjera, por presidenca nga verifikimet zbulon se asnjë nga këta institucione nuk kanë dhënë mbështetjen për këto ndryshime.
“Keqardhje për mashtruesit” deklaroi kreu i shtetit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në shkresën dërguar kuvendit është renditur në krah të presidentit duke thënë se akti i betimit nuk mund të bëhet me shkrim por vetëm tek presidentit
Shkolla e Magjistraturës nuk e ka vlerësuar të shfaqë opinionin ligjor
Kryetari i KED ka informuar se nuk ka pasur kërkesë prë të dhënë mendime mbi nismën ligjvënëse