Meta falënderon Bujar Kapexhiun për mbështetjen me 2 mars:Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë

0
731

 

Presidenti i Republikës falënderon një tjetër artist që ka deklaruar mbështetjen për 2 marsin. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan shkruan se Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani yn dhe se  kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë.

“Një falënderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.

Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.
Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.
Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan presidenti Meta.

Meta Fb 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here