Librin e 10-te te krrieres se tij letrare, shkrimtari nga Ulqini, Gani Karamanaga, e ka promovuar ne biblioteken “Marin Barleti” Shkoder. Pas studiuesit ulqinak, Hajrullah Hajdari,, Karamanaga me librin e titulluar “Mullini i Eres”, eshte rasti dyte brenda nje jave nga Ulqini me promovime ne Shkoder. Subjekti i ketij libri eshte nje i aferm i tij, i cili pasi mori per shume e shume vite rruget e mërgimit, u kthye te pushonte perjetesisht ne Ulqin, atdheun e tij. Eshte pikërisht mesazhi i atdhedashurise qe ai percjelle permes ketij libri:

Perveç drejtorit te bibliotekes, Maxhid Cungu, per vlerat e librit “ Mullini i Eres” folen edhe shkrimtaret Asllan Bisha dhe Gazmend Çitaku. Duke bashkëbiseduar me te pranishmit, u evidentua  nevoja qe mes Ulqinit dhe Shkodres te forcohet akoma me shume bashkëpunimi dhe jo kjo te konsiderohet thjeshte si deshire e disa individëve apo shoqatave. Ne kete aspekt u kërkua qe ky bashkëpunim te zyrtarizohet mes dy bashkive, Shkodres e Ulqinit, mes te zgjedhurve lokal, mes institucioneve turistike e tjere.

LEAVE A REPLY