Asnjë rast me coronovirus në Shqipëri. Kështu deklaron Ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm, ndërsa janë testuar në total 26 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

LEAVE A REPLY