Djaloshi që shihni në ekran quhet Sajmir Lagja. Është vetem 16 vjeç, por për hir të së vertetes spikat si një nga emrat më të lakuar të momentit sa i përket perspektives në sportin e peshëngritjes. Me pasionin e madh për të vijuar rrugën dhe traditen e babait të tij Artur Lagja, ish peshengritësi kampion me Vllazninë, sot trajner i kuqebluve dhe i kombëtares shqiptare, Sajmiri ka filluar të koleksionojë medaljet dhe rekordet e para të moshës. Në palester dhe gara, prej vitesh e ndjekë një nga legjendat e këtij sporti, Asim Belinova, i cili nuk nguron të flasë me superlativa për këtë djalosh të talentuar.

Rasti në fjalë ka një të veçantë, sepse trajneri i Sajmir Lagjes është vetë babai i tij, Artur Lagja.

Ndërkohë, vete Sajmiri, ashtu i qeshur dhe simpatik siç është në jetë dhe pedanë shprehet:

Ndër të tjera, si Sajmiri dhe babai i tij Arturi, falenderojnë mjeshtrin Belinova për mbështetjen që po jep në ecurinë e kampionit të ri, me shpresë dhe besim që shumë shpejt do të marrë stafeten e kampionit të madh Erkan Qerimaj, por edhe të brezit të lavdishëm të mëparshëm në peshëngritjen shkodrane për të qënë në nivelet më të larta ndërkombëtare.

 

LEAVE A REPLY