Shiroke – Zogaj, kërkohet me dy kalime.Banorët: Për Zogajt, projekti duhet të fillojë me zgjerimin e rrugës   

0
1290

 

 

Me përfundimin e rikonstruksionit te Pikes turistike te Shirokes, do te vazhdoje projekti per zhvillimin turistik te brigjeve te liqenit te Shkodres deri ne Zogaj. Por qytetaret dhe ne veçanti banoret e kesaj zone, kerkojne qe nga Shiroka deri ne zogaj, puna e pare te filloje me zgjerimin e rruges ne dy kalime. Aktualisht, rruga ne kushtet e sotme eshte vetem me nje kalim dhe shume larg standarteve te nje rruge normale. Zgjerimi i saj, do ta kthente ate edhe ne nje udhëtim turistik mbreselenes me pesazhe Liqenin e Shkodres dhe bimesine e Taraboshit:

 

Rruga Shiroke – Zogaj eshte  asfaltuar per here te pare para 50 viteve. Per kohen ajo quhej normale, pasi Zogaj ishin brenda zones kufitare me klon dhe nuk behej fjale per qarkullim te pakontrolluar te njerëzve dhe mjeteve. Pas vitit 1991 , kjo rruge vetem sa eshte mirëmbajtur, ndersa per zgjerimin e saj nuk ka pasur asnje projekt deri para dy viteve, kur nisi rikonstruksioni i pikes turistike te Shirokes. Me vendimin e perbashket te dy qeverive, Shqiperise dhe Malit te Zi, per hapjen e vendekalimit kufitar ne Zogaj, u perfshi edhe kjo zone ne projektin e zhvillimit turistik per te vazhduar deri ne Kraje e Vir Pazar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here