Pas medaljes se arit she vendosjes se nje rekordi te ri ne Beograd, atleti shkodran Izmir Smajlaj ishte i ftuar ne stuidon e emisionit “Sport Show” ne Tv1 Channel i cili foli per arritjet e tij dhe objektivat e ketij viti.

Izmir Smajlaj: Ne Beograd kam emocione sa here qe shkoj, sepse eshte gara e trete qe zhvilloj atje. Kete here kerkova mbeshtetje nga tifozeria serbe, por nuk e mora ate, dhe per kete kisha nje motivim me te madhe per fitore. Ishte nje gare e forte, rezultati ishte i mire. Faktikisht pretendoja me shume, por jam ne nje gjendje shume te mire fizike per te arritur me teper.

Ne Tirane kam vijuar jeten atje, ndihem mire, stervitje bej me trajnerin tim aktual Gjergj Rruli. Nuk eshte se Tirana ka kushte me te mira se Shkodra, sepse faktikisht stervitjen une e bej ne Elbasan, por kam filluar te vij edhe tre here ne jave ne Shkoder per te bere stervitje me trajnerin tim Vildan Tufi, ku kemi bere nje marreveshje e cila eshte duke me ndihmuar shume, sepse profesor Vildani eshte nje trajner me eksperience shume te madhe dhe sukseset e mija jane fale punes se tij.

Atleti tjeter shkodran, Franko Burraj eshte nje super talent, ku shpresoj qe ta mbeshtesin bizneset, t’i japin nje krah, sepse nuk mund te ecesh me 600 mije leke te vjetra ne muaj. Shpresoj ta ndihmojne dhe te ecin para.

Kete vit kemi gara edhe shume me te rendesishme. Eshte Olimpiada qe zhvillohet me 22 korrik dhe Kampionati Europian me 3 gusht. Une mendoj qe jam ne rrugen e duhur, por mbetet per tu pare se si do te shkoje. Kemi nje periudhe 2 mujore vetem stervitje dhe garat e sezonit veror fillojne ne muajin maj e ne vazhdim.

LEAVE A REPLY