Teatri “Migjeni” mirëpriti në një rikthim thuajse pas 20 vitesh, cirkun e Dibrës së Madhe të Maqedonisë së veriut. Artistët shqiptarë që jetojnë përtej kufirit sollën numrat artistikë të prestigjatorëve që tërhoqën vëmendjen e fëmijëve të pranishëm, të cilët u bënë edhe vetë pjesë e këtyre numrave shpejtësie.
Mbështetja e publikut shkodran është përherë kënaqësi thotë drejtori i cirkut Bekim Ame.
Prestigjatorët për më shumë se një orë dëfryen fëmijët e pranishëm kryesisht me numrat e shpejtësisë por jo vetëm.