Sfidat e prokurorisë, Çela: S’ka burime njerezore. Yuri Kim: Mbroni shtetin ligjor, mos lejoni fajtorët të shpëtojnë

0
775

 

 

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka ngritur si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore në organet e drejtësisë. Në aktivitetin mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme, Çela u shpreh se magjistratët po largohen si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Duke u ndalur tek koncepti i pavarësisë, kreu i prokurorisë tha se ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor.

Ashtu si Prokuroria e Përgjithshme, edhe SPAK ka si sfidë kryesore pastrimin e produkteve të veprës penale dhe aseteve kriminale. Arben Kraja tha se SPAK me kushtetutë është institucion i pavarur në vendimmarrje, por jo në metodikë dhe objektiv.Sa i takon rezultateve të punës së SPAK, Kraja u shpreh se hetimi do kohën e vet, pasi vendimi që do të merret është i matur, në mënyrë që mos ketë më tej diskutime.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim i bëri një thirrje të gjithë prokurorëve të cilët shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare që të mbrojnë shtetin ligjor. Sipas Kim, prokurorët duhet të përdorin mjetet e drejta të drejtësisë, për të mos lejuar fajtorët të shpëtojnë dhe të pafajshmit të vuajnë.

Për ambasadorin e Bashkimit Europian, kjo reformë është motori që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Soreca garantoi mbështetjen e BE, ndërsa tha se viti 2020 do të jetë vendimtar për Shqipërinë.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se suksesi i shoqërisë varet nga drejtësia. Ai tha se miqtë ndërkombëtarë presin rezultate konkrete nga reforma në drejtësi. Megjithatë, tha Ibrahimi, sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinacuar, nuk ka mjaftueshëm para për ta mbështetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here