Pas suksesit te arritur fundjaven e kaluar ne Kampionatin Kombetar me ekipet e rritura ku Vllaznia e drejtuar nga Anton Shkoza ishte me e mira si ekip dhe si individe, tashme vjen edhe suksesi tjeter. Kete radhe me kategorine e moshave dhe ajo qe eshte me e rendesishme ne nje Turne shume te rendesishem nderkombetar. Behet fjale per “Kupa Mimoza” organizuar ne Herceg Novi te Malit te Zi, aktivitet ky ne te cilin ishin pjesemarres tete shtete me mbi 560 garues. Shqiperia perfaqesojej ne kete aktivitet teresisht me xhudiste te Vllaznise. Keto jane Krista dhe Kasandra Kovaci, Euxhenio dhe Laura Ndoci dhe Validia Aliaj. Te drejtuar nga trajneret Luigj Shkoza dhe Angjelin Dedaj xhudistet shkodrane spikaten si me te miret e tapetit te Herceg Novit. Nder to figuren me te mire sportive e bene Krista Kovaci dhe Kasandra Kovaci qe duke konkuruar ne peshat perkatese, 36 dhe 57 kg u shpallen kampione duke merituar medaljet e arta. Nje figure te mire sportive bene edhe xhudistet Euxhenio Ndoci konkurues ne peshen deri ne 38 kg, Laura Ndoci e peshes deri ne 40 kg dhe Validia Aliaj e peshes deri ne 63 kg qe ne perfundim te aktivitetit u renditen ne vendet e  treta individuale duke u shperblyer me medaljet e bronxta. Rezultatet flasin vete sepse me dy medalje te arta dhe tre te bronxta nuk eshte pak, ne nje aktivitet kaq te rendesishem nderkombetar, por sipas drejtuesve te sportit te xhudos ne Shkoder, e rendesishme eshte se po ndertohet nje grupmosh shume cilesor dhe sidomos per femrat ku Shkodra ka nje tradite te mirefillte ne kete drejtim. Rritje kjo qe garanton nje të ardhme shume cilesore ne sportin e xhudos per klubin Vllaznia.

LEAVE A REPLY