Friday, April 19, 2024
Home Kronika Trafik droge dhe vrasje, kush janë 3 personat që duhet të deklarojnë...

Trafik droge dhe vrasje, kush janë 3 personat që duhet të deklarojnë pasurinë

0
848

Tre persona të dënuar për aktivitete të rënda kriminale do të duhet të deklarojnë pasurinë.

Burmet bëjnë të ditur se OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit shtetasin Jani Alia, banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkim të dënimeve Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të mësipërme.

Katan Bahoja banues në Gjirokastër, i cili është arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Florenc Tresa banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here