7 Marsi, Dita e Mesuesit, ne gjimnazin “Jordan Misja” Shkoder eshte festuar me nje program artistik, te përgatitur nga vetë nxenesit. Kenge e recitime jane dhuruar per mesuesit, duke krijuar nje atmosfere te kendshme, larg sloganeve e zyrtarizimeve skematike. Nje detaj interesant ishte edhe ftesa qe u bene mesuesve per tu reshtuar te gjithe ne skene, ku si surprize u bene nga nje kartoline urimi per 7 marsin. Njera nga nxeneset, Ina Xhindia, thote se ne kete dite nuk munguan as urimet me nota humori per mesuesit:

Gjimnazi “Jordan Misja” ka nje tradite te pasur ne organizimin e veprimtarive artistike. Per kete gjithnjë prane ketij gjimnazi funksionon grupi artistik ku  nxenesit e talentuar ushtrojne pasionin e tyre per artet  si dhe behet protagonistet te aktiviteteve per bashkemoshataret e tyre dhe mesuesit. Festat si 7 e 8 marsi, apo edhe shume data te tjera festive, shoqerohen me veprimtari te veçanta ne kete gjimnaz.

 

LEAVE A REPLY