Zgjodhen 7 marsin – festen e mesuesit, per tu takuar se bashku ne menyre te organizuar ! Studentet e vitit te pare te deges se matematikes qe u hap ne ish – Institutin e Larte Pedagogjik te Shkodres ne vitin 1972 , sot universiteti “Luigj Gurakuqi”, dhe pedagoget e tyre ! Te gjithe ne pencion, edhe ish-studentet qe me vone kontribuan ne mesuesi, edhe ish-pedagoget. Maliq Gjyli dhe Nikolin Preka, dy nga pedagoget 48 vite me pare, te pranishem sot mes ish-studenteve te tyre, mjaft te emocionuar:
Ne vitin e pare i regjistruan per matematike ne Shkoder 46 studente, por gjate sezonit te pare te provimeve jo me shume se 13 prej tyre arriten te diplomohen.
Natyrisht, ne nje dite te tille ish – studentet e pare te matematikes ne Shkoder para 48 viteve , kujtojne me mirenjohje edhe ish-pedagoget qe nuk jetojne me si Ligor Gurin nga Korça dhe Arif Gashin nga Tropoja, Luan Shatkun e Hysen Alibalin, dhe bashkemoshataret e tyre qe me vone do te beheshin nder mesuesit e shquar ne Shkoder, te ndjeret Mehmet Hotin dhe Smajl Hoxha