Ndonëse nuk kanë kushtet e duhura stervitore duke ju munguar një palester e klubit Vllaznia, por ka qënë një institucion arsimor privat që u ka ofruar mjediset përkatëse. Peshëngritësit shkodranë vijojnë të sterviten me përkushtim dhe pasion me dëshiren dhe objektivin që te arrijnë rezultate sa më pozitive. Pjesë e kësaj palestre është talenti Saimir Lagja, pritshmëritë e të cilit janë për të arritur në nivelet e larta ndërkombëtare. Trajneri i Vllaznisë dhe i ekipit Kombëtar Artur Lagja që jo shumë larg ishte fitues në listen e më të mirëve të shekullit për peshëngritjen shkodrane shprehet optimist për të ardhmen e këtij sporti në Shkodër.

Natyrisht që pasioni dhe përkushtimi i trajnerit Lagja dhe sportistëve të tij duhet përgëzuar, por për të mbërritur në nivelet e kërkuara, aty ku peshëngritja shkodrane ka qënë për vite me radhë duke qënë lider i këtij sporti në vendin tonë duhet patjetër që edhe strukturat përkatëse, klubi Vllaznia dhe bashkia Shkodër t’i ofrojmë sa më shpejt kushtet e duhura stervitore dhe konkretisht vënien në dispozicion të palestres sportive e premtuar se do të jetë e tillë në mjediset poshtë shkallë të stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku në fakt ka ekzistuar edhe më herët përpara se ajo dhe të tjerat të prisheshin për rikonstruksionin e stadiumit të ri.

LEAVE A REPLY