“Koronavirusi” i përditshem! Ujerat e zeza, rrezik epidemie në shumë zona të Shkodrës

0
870

 

Urojme qe sa me pare te mbyllet kjo historia e koronavirusit qe ka tronditur boten,  por ne nje fare menyre ne jetojme çdo dite  me nje tjeter “koronavirus” qe jane ujerat e zeza sheshit ! Ne Shkoder prej vitesh keto jane shume problematike dhe me rrezik te kthehen ne vatra epidemie sapo te fillojne rritja e temperaturave ! Mes ujerave te zeza ish-shkolla veterinare ne lagjen Kiraz, ne katin e dyte te secilës ndodhet edhe nje kopesht per femije ! Pak metra me poshte kolektori i ujerave te zeza te lagjeve veriore te qytetit te Shkodres, teresisht i hapur dhe derdhet ne Liqenin e Shkodres !Mjedis me rrezikshmëri te larte epidemie ! Kolektori tjeter i ujerave te zeza, pas Gjykate se Apelit Shkoder, edhe ky teresisht i hapur, me rrezikshmëri te madhe  infeksioni !  Kanali i ujerave te zeza tek Shtepia e Mushkajes, i hapur gjithandej dhe me te gjitha llojet e mbeturinave, kalon permes shtëpive dhe derdhet ne Liqenin e Shkodres ! Zone me rrezikshmëri epidemie gjate gjithe vitit ! Kolektori i ujerave te zeza tek pallatet e ish – fushes se druve,se paku 500 meter i hapur dhe derdhet ne lumit e Kirit ! Edhe ne kete zone kushtet per epidemi dhe përhapje te sëmundjeve te rrezikshme jane te pranishme ! Si keto, ka edhe pika te tjera ne Shkoder, ku ndotjet kercenojne çdo dite jeten e qytetareve, nderkohe as per dezinfektimin dhe as dezinsektimin e tyre nuk kujtohet njeri ! Kjo pergjegjesi eshte harruar si nga Drejtoria e Shendetit Publik Shkoder ashtu dhe Bashkia, dy institucionet kryesore qe kane detyrimin te marrin masat parandaluese ne kete raste. Ka dy vite qe ne Shkoder nuk eshte kryer as dezinfektimi dhe as dezinfektim te mjedisve te ndotura, pasi vitin e kaluar ky proçes deshtoi per shkak te voneses se tenderimit. Le te shpresojme qe kete vit do te jete ndryshe, pasi ne te kunderten me gjithe keto mjedise te ujerave te zeza nuk duhet te çuditemi kur te kthehen ne vatra epidemie !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here