Amortizimi i çatise se nje pallati 3 katesh na lagjen “ 3 Heronjte” te qytetit te Shkodres, rrezikon hyrjet e dhjetra familjeve, por ne veçanti 5 familje jane ne kushte mjaft te renda. Kjo per faktin se çatia eshte amortizuar dhe ne disa vende ka nisur edhe te shembet. Ne keto kushte, reshjet e shiut perfundojne perfundojne ne apartamentet e ketyre familjeve dhe u shkaktojne shume deme. Ky pallat qe ndodhet ne rrugen “Henrik Laca” eshte ndertuar 61 vite me pare, dhe ka akoma te njejten çati, tregojne banoret. Ata thone se nuk kane te ardhura per ta rregulluar çatine, ndaj kerkojne ndihme nga Bashkia dhe institucionet e tjera:

Tregojne se disa here e kane njoftuar Bashkine Shkoder per kete gjendje dhe kërkuar ndihmen e saj, por akoma nuk ka ndonje reagim:

Amortizimi i çatise ka bere qe uji te rrjell edhe mureve te jashtme, duke krijuar keshtu mjedis me lageshtire. Vazhdimi prej shume vitesh i kesaj gjendje, ka ndikuar edhe ne demtimin e ketyre mureve deri ne ate pike sa te rrezikoje edhe shembje te pjeshme te pallatit, nderkohe qe vetem ne kete hyrje banojne 5 familje.

 

LEAVE A REPLY