Masakrohen pishat e Taraboshit! Sopata dhe sharra nuk kanë të ndalur mbi kurorën e gjelbër të Shkodrës

0
1054

 

 

Prerjet ne pyllin me pisha te Taraboshit, nuk kane te ndalur ! Ato vazhdojne nga individe te ndryshem, pa dashur te ja dijne aspak per demin qe i shkaktojne kururores se gjelbert te qytetit te Shkodres ! Kjo masaker ka bere qe pishat sa vine dhe rrallohen ne kete masiv pyjor, ku si prerjet e vjetra ashtu dhe te reja jane prezente, qartësisht te dukshme dhe nuk mund te fshihen ! Sopata dhe sharra masakrojne keshtu prej vitesh pyllin e Taraboshit, pa harruar edhe demin qe i shkaktojne zjarret gjate veres ! Ndonse kaq afer qytetit te Shkodres, sa te  duket sikur i ben edhe hije, i gjithe ky masiv pyjor faktikisht eshte jashte kontrollit sa i perket kujdesit per ta ruajtur, shërbyer dhe shtuar me mbjellje te reja ! Zyrtarisht eshte zone e mbrojtur, qe do te thote se pergjegjesine kryesore per administrimin e tij e ka Administrata e Zonave te Mbrojtura te Qarkut te Shkodres, por detyrime ka edhe Bashkia si dhe institucionet e tjera ! Ketu theksojme edhe mbështetjen qe nuk duhet te mungoje as nga policia e shtetit dhe ne veçanti policia kufitare, ku kjo e fundit ne mjediset e ketij pylli ka edhe stacionin e saj . Perveç se eshte pjese e rendesishme e kurores se gjelbert te qytetit, pylli i Tarboshti eshte edhe pjese e masivit turistik deri ne Zogaj, mjaft e preferuar edhe nga shkodranet edhe te huajt. Por nese vazhdon te pritet pa kriter, atehere nuk do te jete e larget dita kur e gjithe kjo zone do ti ngjaje nje shkretetire ! Fatkeqesisht ne Shkoder  per mbrojtjen e mjedisit dhe te kurores se gjelbert te qytetit, nuk ka ndonje shqetesim te veçante as nga organizmat shtetërore mjedisore dhe as nga Bashkia, gjithçka i eshte lene spontanitetit, ndaj dhe nuk duhet çuditur me masakren mbi pyllin e Taraboshit. Ajo qe permendet si kujdes per kete pylle, kujtohet mbjellja para pak viteve e 100 fidanave nga Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, dhe me pas gjithçka iu kthye te përditshmes spontane me demtimin e ketij pylli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here