Organizata Botërore e Shëndetësisë: Shpërthimi i koronavirusit, një pandemi

0
1001

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha këtë të mërkurë se përhapja e koronavirusit Covid-19, ”mund të karakterizohet si pandemi. Jemi thellësisht të shqetësuar për nivelin alarmant të përhapjes dhe ashpërsisë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros tha që ta quash shpërthimin e virusit një pandemi, nuk do të thotë që OBSH po ndryshon këshillat që duhet të respektohen në vendet ku është përhapur. Ai u bëri thirrje qeverive të ndërmarrin veprim urgjent dhe agresiv. “Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të kontrollohet”.

”Qeveritë duhej të arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përhapjes dhe respektimit të jetës njerëzore. Ne jemi së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur”.

Diferenca mes Pandemisë dhe Epidemisë

Epidemia është një term që përdoret gjerësisht për të përshkruar çdo sëmundje që ka dalë jashtë kontrollit. Një epidemi përcaktohet si “një shpërthim i një sëmundjeje që ndodh mbi një zonë të gjerë gjeografike dhe prek një përqindje jashtëzakonisht të lartë të popullatës”. Ndërkohë termi pandemi ka të bëjë me përhapjen gjeografike dhe përdoret për të përshkruar një sëmundje që prek një vend të tërë ose tërë botën.

Është e rëndësishme të njihni ndryshimet midis këtyre dy termave kur merrni parasysh lajmet që vijnë nga shëndeti publik shkruan VeryWellHealth. Dallimi midis epidemisë dhe pandemisë shpesh fshihet, madje edhe në mesin e epidemiologëve. Arsyeja është se disa sëmundje bëhen më të përhapura ose vdekjeprurëse me kalimin e kohës, ndërsa të tjera bëhen më pak, duke detyruar CDC të rishohë edhe njëherë statistikat. Epidemiologët janë të kujdesshëm se si e përshkruajnë një sëmundjeje, në mënyrë që ajo të vendoset në kontekstin e duhur. Ndërsa epidemia tregon për një sëmundje që është jashtë kontrollit.

CDC gjithashtu pranon që disa terma mund të nxisin panik të panevojshëm. Një shembull i tillë është shpërthimi Zika i vitit 2016, i cili shkaktoi alarm në Shtetet e Bashkuara kur sëmundja u përhap në 218 individë në Florida dhe tek gjashtë persona në Teksas. 46 të tjerë u infektuan nga transmetimi seksual ose nga laboratorët, dhe një person tjetër u infektua nga kontakti person-me-person përmes një ende rrugë të panjohur. Edhe sëmundja HIV, një sëmundje e përhapur në pjesën më të madhe të planetit, termi pandemi është zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga epidemia duke pasur parasysh përhapjen dhe uljen e niveleve në disa rajone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here