Koronavirusi/ Tritan Shehu: Jo për “panik”, kjo “strategji” po na çon në kolaps, kujdes!

0
740

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook thotë se në vendin tonë nuk po mbahet një qëndrim i përshtatshëm për të luftuar koronavirusin.

Shehu thotë se në situatën e një pandemie nuk mundet vetëm ISHP-ja të bëjë analiza, por duhen qendra laboratorike.
Po ashtu ai këshillon se mjeku i familjes e parësori, duhen instruktuar, pajisur me mjetet mbrojtëse e klinike, me kapacitet e transportit e komunikimit për 24 orë me pacientet.

STATUSI I PLOTË
Katerciperisht jo i pershtatshem qendrimi ndaj kornavirusit ne vendin tone, qe prej janarit me humbje kohe, amulli ne strategji e terren; duhet ndryshuar kursi sa nuk eshte teper vone (vone jemi).
Aktualisht shpallja e “pandemise” nuk do te thote te ndryshoje qendrimi ndaj dedektimit e trajtimit te cdo rasti, te lehte apo te rende, kjo nuk ka te beje me betejen ne terrenin tone, ajo ka te beje me perhapjen boterore te infeksionit, cdo vend merr masat e tij ne lufte, pra:

— Mos u fshihni mbas OBSH e ketyre percaktimeve, direktivat e saj jane shume te pergjitheshme e bazale, qe te jene te vlefeshme edhe per Afriken Qendrore edhe per Gjermanine, mekanizmat, strategjite, taktikat lidhen me secilin.
—Krijoni menjehere qendra laboratorike edhe jashte e larg ISHP, vetem ajo nuk po e perballon dot e do te gaboje, pajisini ato me aparature e kite.
Termi pandemi nuk ka te beje me reduktimin e ekzaminimeve ne raport me perhapjen, eshte shume e gabuar ta interpretoni keshtu, perkundrazi.
—Mos u bazoni vetem te 127, po ben kolaps, nuk ka kapacitet per kete “loje” kaq te madhe. Fusni ne “loje” lojtarin kryesor, mjekun e familjes e paresorin, duke e instruktuar, pajisur me mjetet mbrojtese e klinike, me kapacitet e transportit e komunikimit per 24 ore me pacientet.
—Pandemi nuk do thote qe te lesh te infektuarit ne shtepi e as te koncentroheni vetem ne Tirane ku kolapsi na pret, pra aktivizoni repartet infektive me 25-30 ne cdo qark e sa me poshte.
—Pandemi nuk do te thote te heqesh dore nga karantinimi shteteror, pra te shpallesh kolapsin e shtetit, duke pasur vetem nje te tille ne Durres qe do “pelcase”, do te thote qe te krijojme nje rjet te tille ne te gjithe territorin.
—Ndoshta me e rendesishmja per fazat qe do te arrijne eshte “Fuqizoni Terapite Intensive” kapacitet e varfera te te ciles jane aktualisht te ezauruara, aktivizoini ato jo vetem ne Tirane, qe nuk do te mund te perballoje nevojat mbas pak (qofsha i gabuar), duke importuar urgjent se paku pajisjet e plota per mbi 200 poste te dedikuara.
Perseritja e ketyre nuk demton, perdorja kercenueses e akuzes “panik”, jo vetem nuk garanton asgje, perkundrazi te le te biesh ne…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here