Mesha e te dielës pa besimtar, live në Tv1-Channel

0
837

 

Diten e diele ne oren 10:00 ne katedralen e Shkodres do te kremtohet mesha e shenjte pa pranine e besimtareve, kjo si mase ndaj koronavisurit. Tv1-Channel do ta transmetoje drejteperdrejte kremtimin e saj nga imzot angelo massafra, i cili pritet te percjelle edhe nje mesazh per situaten qe po kalon vendi.

“ LUTJE PËR KOMBIN NË KËTO DITË TË VËSHTIRA “

Me datë 15 mars në orën 10:00 në Kishën Katedrale të Shkodrës do kremtohet nga Arqipeshkvi I Shkodrës Angelo Massafra, Mesha e Shenjtë, pa praninë e besimtarëve “ LUTJE PËR KOMBIN NË KËTO DITË TË VËSHTIRA “ .
Nisur nga situata e ditëve të fundit e krijuar nga Covid -19 në Shqipëri , duke pasur parasysh urdhëresën nr.132 , dt 08.03.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu Letrën e Konferencës Ipeshkvnore të datës 29 shkurt 2020 , duke vlerësuar përvojën e kishave simotra në vendet e tjera, Mesha e Shenjtë do mbahet pa praninë e besimtarëve. Kjo meshë kaq e rëndësishme do vijë pranë besimtareve nëpërmjet transmetimit live nga TV1 CHANNEL televizion.
Gjithashtu Mesha e Shenjtë e ditës së diel ora 10.00 mund të ndiqet live ne faqen e facebookut të TV1 CHANNEL- SHKODER,
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
Famullia e Shën Shtjefnit , Kisha Katedrale . Shkodër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here