Me anë të një komunikate për mediat, kryebashkiakja e Laçit Majlinda Cara njoftoi se do të pezullohet pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç për shkak të koronavirusit. Pelegrinazhi i 13 të martave niste prej datës 17 mars, por për shkak të një dekreti të nxjerrë nga Përfaqësia e Kishës Katolike, ky pelegrinazh do të shtyhet për shkak të masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Majlinda Cara: Nga data 17 Mars 2020, në kushte normale, do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout. Por, duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij, ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh. Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi, me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje.

LEAVE A REPLY