Parlamenti i Kosovës i heq Thaçit autoritetin për negociata me Serbinë, njeh vetëm qeverinë Kurti

0
1048

 

Në një seancë të jashtëzakonshme mes krizës së koronavirusit, parlamenti i Kosovës vendosi të mandatojë qeverinë Kurti si autoritetin e vetëm për të zhvilluar negociata me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani në profilin e saj në Twitter.

“Kushtetuta jonë ishte tashmë e qartë dhe tani ky është edhe vullneti politik i Parlamentit të Kosovës nga votimi i mbrëmshëm. Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës. Askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin e saj kushtetues.”

Ky vendim është një goditje e hapur për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili përgjatë dekadës së fundit praktikisht ka udhëhequr të gjitha negociatat me Serbinë, ndërsa koalicionet e udhëhequra nga partia e tij kanë pasur shumicën në parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here