Kërkon të shpallet emergjenca shëndetësore përtej faktit se Covid 19 është një pandemi botërore. Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi gjatë një interviste për tv1 channel, thotë se nga ana e qeverisë mungon informacioni qoftë për qytetarët qoftë për autoritet vendore.

Situata është përballuar nga emergjencat e bashkisë, por tani ka filluar të ndihet vështirësia shton Ademi, duke i kërkuar një menaxhim ndryshe situatës nga ana e ekzekutivit.

Pikëpyetje hedh edhe për testimet ndaj Covid 19, duke theksuar se në Shkoder fakti që nuk ka asnjë rast deri më tani lidhet më kryerjen e më pak se një testi në ditë.

Në fund flet edhe për goditjen që po merr biznesi, duke pranuar se ndaj tij nevojitet një paketë e veçantë masash, ndërsa hedh akuza për trajtimin që fasoneritë po i bëjnë punonjësve.

Paralelisht në terren bashkia Shkoder ka vijuar punën për dezinfektimin e hapësirave publike dhe institucioneve, me përparësi pikat turistike. Duke përsëritur thirrjen ndaj qytetareve për higjenë maksimale, reduktim të lëvizjeve dhe ajrosje të ambjeneve, bashkia Shkoder vetë ka operuar me një plan të veçantë masash edhe për punonjësit, duke reduktuar praninë e stafit në punë.

LEAVE A REPLY