Dezinfektimet e mjediseve publike në Pukë e M. Madhe. Mjekët apelojnë që qytetarët të shmangin daljet dhe qëndrimet në grup

0
704

 

 

Dezinfektimi i mjediseve publike dhe institucioneve ka vijuar edhe gjatë kësaj jave në bashkinë e Pukës. Kjo ndërhyrje është parë si një masë e mirë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Edhe në këtë bashki malore po aplikohet kufizimi i lëvizjes së automjeteve në oraret e përcaktuara nga qeveria dhe vetëm për institucionet publike dhe ato të shërbimit. Për çdo rast mos-zbatimi, do të aplikohet masa e heqjes të lejes së drejtimit, Patentës për 3 vite si dhe bllokimi i menjëhershëm i mjetit. Fatmirësisht edhe në Pukë nuk ka asnjë rast të infektuar me Covid 19, por ajo që shqetëson bluzat e bardha është lëvizja e qytetareve në rrugë, duke mos respektuar kërkesen për të qëndruar në shtëpi.

Nisur nga situata e krijuar e vetëizolimit bashkia Puke ka nisur të ofroj shërbime të furnizimit me ushqime dhe artikuj të tjerë të domosdoshme për të gjithë të moshuarit në vetmi, të cilët nuk duhet të dalin nga banesa. E njëjta panoramë është edhe në Malësi të Madhe ku përveç zonave të populluara në qytet, janë dezinfektuar edhe zonat turistike si Razma, Kelmendi, Lepusha etj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here