Kisha katolike lutje për Shqipërinë. Koronavirusi anullon pelegrinazhin e 13 të martave në Laç

0
710

 

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, u bëjnë thirrje klerikëve dhe besimtarëve laikë, të bëhen pjesë e një nisme lutjeje drejtuar Zotit, përmes ndërmjetësimit të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë, që “të ndërmjetësojë në këtë orë të zymtë, që po kalon Shqipëria, por edhe për të gjithë ata që po luftojnë me jetën kudo që janë, për mjekët dhe infermierët e për çdo njeri që po jep kontributin e tij në këto moment”, kur bota duket thuajse e nënshtruar prej Covid 19.

Kjo e martë ndërkohë do të duhej të shënonte nisjen e pelegrinazhit të 13 të martave në kishën e Laçit, por situata e krijuar ka anulluar çdo gjë. Ky vend i shenjtë është i boshatisur, pasi dhe bashkia Kurbin dhe përfaqesuesit e kishës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për t’u mbrojtur nga kronavirusi.

Komunitet fetare në vend ishin të parat që pezulluan aktivitetet e tyre, për shkak të koronavirusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here