Diten per diell u vene flaken mbeturinave, ne ane te rruges se Gurit te Zi dhe tymi mbulon zonen e banuar ! Fatkeqesisht edhe keto dite kur pastërtia e mjedisit kërkohet te jete ne maksimumin e mundshem, si nder masat parandaluese kjo  te përhapjes se koronavirusit, nuk mungojne akte te tilla te papergjegjshme nga individe te veçante ! Nuk përjashtohet nga pergjegjesia as Bashkia Shkoder, pasi ne dy anet e rruges se Gurit te Zi, akoma nuk jane evaduar kontineret me mbeturina. Pavaresisht problematikes ne perfundimin e kontratave me firmat e pastrimit, kontineret nuk mund te lihen me mbeturina stok ne ane te rruges. Banoret e zones i denojne veprimet e atyre individëve qe u vene flaken mbeturinave, por ne te njeten kohe kerkojne qe te veprohet me shpejtesi per largimin e tyre:

Pergjithsisht jane te ndergjegjshem per masat kufizuese qe duhet te zbatojne ne kete situate, per te mos u prekur nga koronavirusi. Ka shume pak levizje, shume pak qarkullim ne krahasim me ditet e zakonshme, tregohen me te kujdesshem, gjithsesi nuk e mohojne se kane frike:

Tejet i ndotur eshte edhe kanali kryesor ne Mjede, qe sherben per ujitjen e Nenshkodres. Mbetje nga me te ndryshmet jane hedhur ne kete kanal dhe ka nisur edhe dekompozimi i tyre. Eshte nje gjendje e patolerueshme ndaj Bashkise Vau Dejes dhe Bordit  Rajonal te Kullimit, pasi ky kanal me rrezik epidemie ne keto kushte, kalon permes disa fshatrave e banuara.

 

LEAVE A REPLY