Kjo është hera e parë në 64 vite që festivali Europian i Këngës “Eurovision Song Contest”, nuk do të zhvillohet pasi siç thuhet në deklaratë, shëndeti i artistëve, stafit, fansave dhe vizitorëve është mbi të gjitha.

Bashkimi Europian i Radio-Televizioneve (European Broadcasting Union) ka njoftuar në një deklaratë për shtyp se edicioni i këtij viti i Eurosong do të anulohet. Shkak për këtë është bërë pandemia globale e koronavirusit, Covid-19. Në deklaratë thuhet se pasiguria e krijuar në Europë nga përhapja e Covid-19 dhe masat e marra nga vendet pjesëmarrëse dhe qeveria holandeze kanë bërë që EBU të marrë vendimin e vështirë për ta anuluar eventin.

Eurosong këtë vit ishte planifikuar të mbahej në datat 12, 14 maj dhe finalja më 16 maj 2020 por duket se duhet të presim 2021-shin. Bashkimi Europian i Radio-Televizioneve tha se është ende duke u diskutuar nëse vitin e ardhshëm festivali do të mbahet në Rotterdam.

LEAVE A REPLY