Ministria e Arsimit publikon udhëzuesin e pyetjeve të provimeve për nxënësit e klasave të nënta

0
924

 

Pas mbylljes së shkollave, fëmijët janë duke marrë mësimet e tyre online në oraret e paracaktuar nga Ministria e Arsimit në RTSH. Ashtu siç ministrja Besa Shahini kishte premtuar në daljet e saj për sqarimin e prindërve dhe fëmijëve për mësimet, është publikuar udhëzuesi dhe modelet e pyetjeve për arsimin bazë 9-vjeçar në provimet e gjuhës dhe matematikës.

Fëmijët kohën që po kalojnë në shtëpi ta shfrytëzojnë për të mësuar deri në hapjen e shkollave.

Shahini ka theksuar disa herë se nuk ka asnjë arsye për shtyrjen e provimeve as për arsimin bazë dhe as për maturantët, përkundrazi ministria do të publikojë udhëzues ku të bazohen për mësimin e tyre dhe përgatitjen për provimet.

Lexoni këtu udhëzuesin e  plotë të Ministrisë së Arsimit për Udhëzuesin dhe Modelin e pyetjeve për provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e IX-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here