Koronavirusi/ Ambasadorja Yuri Kim: SHBA premton 100 milion dollarë për vende mike si Shqipëria

0
669

 

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar nëpërmjet një deklarate, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.
‘Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”!’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here