Efekti i Covid-19 përmes syrit të aparatit. Fotografi Tonin Gega fikson imazhet e Shkodrës në ditë të pazakonta

0
1220

 

 

Tonin Gega ka mbi 5 dekada që aparatin fotografik e ka mikun e pandarë dhe imazhet që ka shkrepur në Shkoder janë të shumta, nga datat historike, tek ngjarje të radha, që fati i sjell të të përplasin edhe një herë të vetme në jetë. E tillë për të është edhe kjo periudhë që po kalojmë nga koronavirusi, kur Shkodrën e sheh në një situatë të pazakonte. Kjo ka bërë që ai të mos ngurojë të dalë në rrugë për të shkrepur imazhe, edhe pse mbi supe ka afro 80 vite, e rreziku i Covid 19 është i lartë.

Termeti i vitit 1979, ardhja e demokracisë dhe zhvillimet e forta që kaloi vendi, apo viti i mbrapshtë 1997, janë vetëm disa nga ngjarjet që Tonini i kujton, ndërsa i ka fiksuar me aparatin e tij. Por ai nuk harron të theksojë se Shkodrën kështu se kishte parë asnjëherë, pasi tashmë të gjithë jemi përballë një armiku të padukshëm.

Qytetarëve u kërkon të binden e të mos thyejnë vendimin e qeverisë për të kufizuar lëvizjet, që të gjithë të mund t’i kthehemi sa më parë jetes normale. Imazhet që ai ka fiksuar në këto ditë të Shkodres me dhe pa njerez në rrugë, me biznese të mbyllura, apo momente nga më të ndryshmet, le ti shërbejnë brezave dhe historisë thotë fotografi Gega, i cili është i bindur se kjo është një prej ngjarjeve që bota do ta shënojë si ndër të radhat që ka përjetuar në këto dekada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here