Situata e ores 19.00. Nuk raportohen raste te covid -19. Gjate dites se sotme ne Qarkun Shkoder, nga DVP, ne zbatim te nenit 291 KP, jane hequr 3 leje dhe bllokuar 3 mjete, jane vendosur 6 gjoba (10 000) lekshe, nje gjobe per nje lokal (1000.00) leke i cili u konstatua i hapur. Situata e rendit ne te gjithe territorin e Qarkut eshte qete dhe nuk ka asnje levizje te pa kontrolluar. Nga Bashkite Shkoder, Puke, M.Madhe, Vau Dejes, dhe F.Arrez, informohemi se gjate dites se sotme jane marre masat e meposhtme: Jane mbeshtetur familjet ne nevoje me pako ushqimore, eshte realizuar verifikimi nepermjet rruges telefonike i familjeve dhe individeve ne nevoje, jane dezinfektuar rruget, pedonalet, tregjet, trotuaret ne te gjitha bashkite, si dhe kane vijuar sherbinet e grupeve te punes mikse ne kontrollin e marketeve, restoranteve, tregjeve te hapura dhe ndalimin e mjeteve te pa autorizuara, jane sensibilizuar komunitetet per zbatimin e urdherit te Kryeministrit pas ores 13.00… Situata vazhdon te monitorohet dhe kordinohet nga KMC.